Erletën e pyesin për atësinë e vajzës

loading...

rr

loading...
Të qenurit fytyrë publike, shpesh here nënkupton të ndashë edhe jetën private me publikun.
Kështu është edhe për Erleta Hotin, e cila është komentuar që nga fillimet e lidhjes me këngëtarin Kastro Zizo,e vazhdon të jetë edhe tani që ka lindur vajzën Nia, nga kjo lidhje dashurie.
Hoti ka rrëfyer në media fundin e lidhjes me Kastron dhe tani vazhdon jetën në Prishtinë, përkushtuar me rritjen e vajzës.

Jeta e saj private duket se preokupon shumë njerëz, e veçanërisht një person, i cili ka kërkuar sqarim lidhur me atësinë e Nias, e të cilit Hoti i ka dhënë mësim me përgjigjen e saj në rrjete sociale.

“Unë nuk po mundem me të shkru në publik, po pyetja ime është : a e din vajza jote kënd e ka babë?”, është pyetja e bërë Erletës, e cila i është përgjigjur:

“Pyetja ime ështè: a ke ndonjë kokërr mend në atë tru të djathtë, a veç ta ka bo familja sa për sy e faqe? Kur je rritë, a është përkujdesë dikush për zhvillimin e inteligjencës dhe dijenisë tënde, apo të kanë lënë në livadh me e hangër dheun dhe gurin?
Bashkë me pyetje ta dhash dhe përgjigjen… Tash nëse je i mençur sa duhet e kupton, nëse jo, atëherë më dhemb shpirti përse gjendesh në këtë botë! “. /LajmeOnline/rr1

loading...