Era “mposht” Ledrin

era-istrefi-1

“Bonbon” është projekti më i fundit i publikuar nga Era Istrefi, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm për publikun shqiptar.

Ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, Top Awards dhe ka arritur të radhitet e para, duke mposhtur Ledri Vulën, i cili mbizotronte renditjen prej 5 javësh.

Por duket se publiku shqiptar ende nuk është mërzitur me këngën e Samantës, “Asnjo si un” dhe të Elvana Gjatës ft. Bruno “Love me”, të cilat edhe pse kanë 7 javë në këtë klasifikim, kësaj jave kanë arritur të ngjiten me 9 dhe 10 vende në renditje.

Këngë të reja që i janë shtuar klasifikimit të sotëm janë Dj Aldo ft. Lorela – ” Don’t let me go dhe Noizy “Number One”, i cili i është rikthyer përsëri “The Top List”.

Nuk janë më pjesë e 20 këngëve të “The Top List” Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta – ” Big Booty dhe Fajter ft. Bim Bimma & Trimmy – ” Asnj1.

Ky është klasifikimi për këtë javë i “The Top List”, Top Awards:

1. Era Istrefi – “Bon Bon”

2. Mc Kresha – “Era ft. Gjurmet”

3. Ledri Vula – “SRMN”

4. Kida – “Ski Ide”

5. Nrg Band – “Ajo m’kalli”

6. Gheto Geasy ft. Majk – “S’jena mo”

7. Samanta – “Asnjo si un”

8. Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me”

9. Dj Aldo ft. Lorela – “Don’t let me go”

10. Noizy – “Number One”

11. 2Ton – “Ani Nasht”

12. Bleona Qerreti – “Take You Over”

13. Adrian Gaxha ft. Lindon – “Asnihere”

14. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”

15. Lyrical Son – “Hey Hey Hey”

16. Albina Kelmendi – “Endrren mos ma merr”

17. Dafina Zeqiri – “Love You Hate You”

18. Ronela Hajati – “A do si kjo”

19. Butrint Ymeri – “Eja Eja”

20. Sheila – “Datty Datty”.