Eqen po e pret Prizreni

Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e sotshme të kryesisë ka nominuar si kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, Eqrem Kryeziun.

“Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vijuar diskutimet për nominimet e kandidatëve për kryetarë komunash dhe për listat e kandidatëve për Asambletë komunale”, thuhet në komunikatë.

Aty thuhet se pas diskutimeve të zhvilluara në terren, si dhe në bazë të propozimit të Degës, Kryesia e LDK-së, në mënyrë unanime, vendosi që Eqrem Kryeziu të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Kryesia po ashtu formoi ekipet punuese, të cilat do të bashkëpunojnë me degët për të identifikuar edhe kandidatët e tjerë për kryetarë komunash në degët e tjera.