ePabesueshme,Vret shokun pas debatit se kush është më i mirë: Messi apo Ronaldo?(FOTO)

loading...


Një 24-vjeçar ka vrarë shokun e tij pas një diskutimi se kush është futbollisti më i mirë në botë: Messi apo Ronaldo. Sipas mediave botërore ngjarja ka ndodhur gjatë festës së ditëlindjes së viktimës, në Bombej të Indisë.

Pasi kishin festuar mbrëmjen e së shtunës, mëngjesin e së dielës shokët nga Nigeria nisën diskutimin se kush është më i mirë: ylli i Barcelonës apo ai i Realit. Djali që kishte ditëlindjen, tifoz i portugezit, i hodhi një vazo shokut që ishte fans i argjentinasit.

Pasi vazoja u thye duke u përplasur në mur, mbështetësi i Messit mori një nga copat e thyera dhe ia preu fytin shokut, i cili vdiq nga hemorragjia.

Policia, e lajmëruar nga fqinjët, arrestoi vrasësin 24-vjeçar i cili do të dalë në gjyq dhe do të akuzohet për vrasje me paramendim.
m1

loading...

m2

loading...