ePabesueshme…Nusja 10 vjeçe, dhëndëri 47 vjeç (Video)

loading...


Në kryeqytetin e Italisë, Romë është bërë celebrimi i një martese mes një 10-vjeçareje me një 47-vjeçar. Një fjongo e bardhë rrethon një grup njerëzish e mes tyre një nuse, një dhëndër e një funksionar bashkiak që celebron martesat e tyre.
Nusja është 10-vjeçaja Giorgia, ndërsa dhëndëri një mik i babait të saj është 47 vjeç. Fatmirësisht kjo skenë nuk është e vërtet, por është vetëm reklama e fushatës së ideuar nga “Amnesty International”.
Në pankartat që mbajë në duar personat që janë të pranishëm aty thuhet: “Kurrë më nuse të mitura”. Qëllimi është sensibilizimi i opinionit publik ndaj fenomenit të vogëlusheve të shitura nuse për qëllime përfitimi ekonomik.
10-vjeçarja shprehet: “Sot është dita më e lumtur e jetës time. Mbush 10 vjeçe e po martohem me princin tim të kaltër. Ai është 47 vjeç e është një mik i babait. Im atë më thotë se është një rast i mirë pasi po të martohem me të ndihmoj familjen. Unë them se jam e kënaqur ashtu siç më ka mësuar mami. Duhet të përgjigjem gjithmonë po. Dhurata më e bukur është se nuk do të shkoj më në shkollë dhe pse mësuesja më thoshte se isha nxënëse e mirë. Tani do të rri vetëm me të në shtëpi. Unë jam e lumtur e nëse gjithçka shkon mirë, pas 9 muajsh do të bëhem nënë e do të jem akoma më e lumtur. Sot është dita më e bukur e jetës time dhe nuk do të qaj më”.
Sipas “Amnesty International”, çdo 30 sekonda në botë 13 vajza minorene detyrohen të jepen në martesë e të shndërrohen bashkëshorte. 13, 5 milionë herë në vit ky fenomen ndodh në mbarë botën.
37 mijë vogëlushe viktima i mohet çdo ditë e drejta e fëmijërisë duke u detyruar të martohen para se të mbushin 18 vjeç me burra shumë më të mëdhenj në moshë e të pasur”.
11261-530x340

loading...

loading...