ePabesueshme,Ja pse doli Donika Kadaj Bujupi nga AAK-ja


Dorëheqja e Donika Kadaj Bujupit, deputetes dhe njëkohësisht Shefes së Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga kjo parti, erdhi menjëherë pasi u shënua Epopeja e Dukagjinit në Glloxhan.

Largimi i saj nga partia, ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkuarjen e saj në homazhet e Glloxhanit.

Burime të Klan Kosovës brenda AAK-së, thonë se Kadaj-Bujupi vendosi të dorëhiqet nga partia për shkak se nuk i pëlqeu se si e pritën në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Donikës nuk i pëlqeu se ku i ishte përcaktuar vendi për tu ulur, ngase karrigia e saj nuk ishte në rreshtin e parë të ulëseve por një rreshtin pas tyre, ka thënë ky burim për mediat.

Kur partia pjesë e së cilës deputetja ishte për 13 vjet e konfirmoi dorëheqjen e saj, nuk e la pa iu falënderuar për kontributin që dha për këtë subjekt politik, e i dëshiron suksese në të ardhmen.

Ndër të tjerash, në deklaratën e AAK-së thuhet se vendimi i Kadaj-Bujupit që të mos jetë më pjesë e kësaj partie, i përket vetëm asaj dhe arsyeve që ajo ka.

Kurse, në përpjekjet e mediave për të kontaktuar me deputeten kanë qenë pa rezultat, ngase ajo pasi ka dhënë dorëheqjen, nuk është lajmëruar në telefon.

Donika Kadaj Bujupi, është njëra ndër deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, sidomos kundër dy marrëveshjeve që nënshkroi Qeveria e Kosovës me atë të Serbisë gjatë vitit të kaluar – Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo kishte hedhur edhe gaz lotsjellës në sallën parlamentare për të penduar vazhdimin e seancës, veprim për të cilin më pas u arrestua (18 Nëntor 2015) e u dërgua në paraburgim. Masa e paraburgimit, i ishte zëvendësuar me atë të “arrestit shtëpiak”, pasi deputetja ishte sëmurë gjatë qëndrimit në burg.
DON