ePabesueshme,iPhone 8 me ekran të lakuar

loading...


Edhe pse Apple akoma nuk ka lansuar iPhone 7, mediat ndërkombëtare kanë nisur të raportojnë për detajet e para të iPhone 8, që pritet të vijë në vitin 2017.
Sipas një letër-kërkesë për investitorët të siguruar nga “AppleInsider”, Apple po planifikon të prezantojë një supertelefon më 2017 me ekran të lakuar AMOLED me madhësi 5.8-inç.
Në këtë letër analisti Ming-Chi Kuo ka thënë se dizajni i ri i iPhonet do të jetë i ngjashëm me iPhone 4/4S me panele të lakuara përpara dhe në shpinë.
Gjenerata e ardhshme e iPhonet pritet të ketë teknologjinë për mbushje të baterisë pa kabllo dhe teknologjinë e re për njohje biometrike si skaneri i fytyrës dhe i syve.
Javën e kaluar Apple lansoi iPhone SE me ekran 4-inç, që ka trup të njëjtë me iPhone 5, por me specifika të iPhone 6S.
Untitled

loading...

loading...