ePabesueshme..Teknika për të parandaluar shiun duke shpërndarë retë

loading...


Qeveria ruse shpenzoi rreth 1.3 milionë dollarë për t’u siguruar që nuk do të binte shi më 1 Maj. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve TASS, sipas së cilës, Kremlini zyrtar ka punësuar një kontraktor që mendohet se është kujdesur për shpërndarjen e reve. Teknika konsiston në shpërndarjen e reve dhe i detyron të bjerë shi përpara kohës natyrale.

Kjo teknikë, sipas “The Independent”, funksionon falë përdorimit të kimikateve specifike që shkaktojnë rënien e shiut, kur goditet nga ky miks, që do të thotë se avionët fluturojnë në re specifike të rrezikshme dhe të shkarkojnë shiun e tyre. “Miksi” ngrin bulëzat e ujit duke çuar në zmadhimin e tyre, duke sjellë për pasojë në rënien në tokë.

Sipas mediave lokale në Rusi, ky proces ndodhi të shtunën përpara festës së 1 Majit. Sado e pazakontë mund të tingëllojë, kjo nuk është hera e parë që qeveria ruse e përdor këtë teknikë për t’u siguruar se gjatë festave të rëndësishme të jetë mot i mirë.

Vitin e shkuar u raportuar se Kremlini kishte shpenzuar miliona për të përdorur avionë që do të siguronin që do të bënte kohë me diell gjatë një feste kombëtare. Teknika është përdorur nëpër botë, përfshirë për hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin./tvklan.al
ep

loading...

loading...