ePabesueshme por e vertet,Lionel Messi flet për Ronaldon dhe Real Madridin

loading...


Lionel Messi ka dhënë së fundi një intervistë për median MBC. Sikurse në çdo intervistë tjetër, argjentinasi edhe kësaj here nuk i shpëtoi pyetjes për rivalin e tij në futboll, Cristiano Ronaldo.
“Unë nuk krahasohem me të, shtypi bën krahasime. E vetmja gjë që dua unë është që të ndihmoj ekipin tim që të rritet çdo sezon. Unë nuk e krahasoj veten me Ronaldon apo dikë tjetër. Vetëm përpiqem të mendoj për veten dhe bashkëlojtarët, për sfidat që na presin”, u përgjigj Messi për pyetjen e parashtruar rreth Ronaldos.
Pesë herë më i miri i botës, u pyet edhe për Real Madridin, rivalin më të madh të skuadrës së tij në La Liga, me të cilët përballen më 2 prill.
“Reali ka lojtarë të mëdhenj. Gjithmonë kërkojnë yjet dhe është një nga ekipet më të mira në botë. Ata janë gjithmonë një kundërshtar i fort, dhe nuk është e lehtë për ne të fitojmë kampionatin”, përfundoi Messi./Indeksonline/
2505682_heroa

loading...

loading...