ePabesueshme por e vertet,De Biazi: Ose unë ose Alban Meha. Ja arsyeja


Prej kohësh po flitet për përplasjet De Biazi-Meha. Janë të shumë kuriozët e interesuar për të vërtetën e kësaj përplasje por ende askush nga palët nuk ka thënë arsyen e vërtetë.

Në deklaratën e disa ditëve e më parë i pyetur për këtë çëshjte De Biasi është treguar i pavërtetë në përgjigje duke thënë se nuk mund të ftoj një lojtar që ka luajtur vetëm 17 minuta në të gjitha ndeshjet eliminatore të ekipit kombëtar.

Por Meha ka luajtur vetëm kaq minuta se kështu ka vendosur tekniku De Biazi. Alban Meha nga ana tjetër i është përgjigjur De Biasit se: Ndihem i harruar nga De Basi edhe pse luaj vazhdimisht dhe shënoj me skuadrën turke të Konyaspor.
Por deri tani askush nuk ka thënë arsyen e vërtetë. Burime nga kombëtarja që kërkojnë të ngelen anonim thonë se arsyesja që De Biasi nuk e fton Mehën ka të bëj me sjelljen e mesfushorit.

Sipas burimit Meha në seancat stërvitore tregonte “tangërllik” dhe mos përkushtim në ushtrime dhe nuk stërvitej, në normën e kërkuar nga tekniku italian. Kjo sjellje nuk i ka pëlqyer De Biasit i cili thuhet se ka deklaruar se: Sa të jem trajner i kombëtares shqiptare Alban Meha nuk e vesh kurrë fanellën kuq e zi.

Trajneri De Biasi njihet si një njeri që kërkon që të respektohet hirarkia në skuadër dhe lojtaër të vlerësojnë rolin e drejtuesve. Edhe pse ka pasur një presion nga tifozeria dhe media për ta ftuar Mehën, De Biasi me kokëfortësinë e tij e ka marr vendimin përfundimtar për mos e ftuar mesfushorin e Konyaspor.
kokl-236-1