ePabesueshme cfare flet Ledio i Çanit: Sofia nuk e…


Batutat e Arian Çanit në emisionin e tij “Zonë e Lirë” jo pak herë i kanë kaluar kufijtë. Megjithatë, çdo gjë ishte në rregull për sa kohë ato u adresoheshin personazheve që intervistonte moderatori.
Problemet kanë nisur në momentin që personazh u bë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Çanit, Romina Alku, të cilën të gjithë e njohin si Sofia e “Zonë e Lirë”.

e shkuar asistentja e moderatorit nuk është shfaqur si çdo të premte në ekran, fakt që ka zgjuar jo pak kureshtjen e audiencës së këtij emisioni. Menjëherë vërshuan edhe thashethemet mbi motivet që e kanë detyruar biondinën simpatike të largohet. I pyetur në lidhje me këtë, Ledio Topalli, regjisori i famshëm i “Zonë e Lirë” rrëfen për “Vip Pages” se Sofia është larguar përfundimisht nga emisioni.

I pyetur mbi arsyet që e kanë çuar bukuroshen e “Zonë e Lirë” drejt këtij vendimi dhe nëse është e vërtetë që është larguar vetëm prej batutës së Çanit, Ledio përgjigjet, “Çani nuk është prononcuar për këtë çështje, kështu që as mua nuk më takon të prononcohem, megjithatë, për sa kohë ai nuk ka folur, do të thotë që nuk i ka dhënë rëndësi kësaj gjëje”, teksa vijon se, “ka ikur ajo Sofi, është një Sofi tjetër. Ajo nuk e kishte emrin Sofi, është kjo, mund të vijë dikush tjetër nesër, apo dikush tjetër më vonë. Sofia nuk është tapi aty, por një karakter që për 5 vjet u luajt si rol nga ajo dhe tani po luhet nga një tjetër”.

Ndërkohë, burime të “VIP Pages” kanë treguar se, pas largimit nga puna, Romina ka ndërruar numër telefoni dhe është larguar për në Gjermani. Nuk dihet nëse atje e pret i fejuari, apo Romina ka shkuar vetëm për pushime, sidoqoftë, ajo që mund të themi me siguri është fakti se Sofia nuk do të jetë më pjesë e “Zonë e Lirë”. Tashmë ajo është zëvendësuar nga një tjetër vajzë, e cila si për kontrast është një brune./Gazeta Shqiptare
sofi