Enver Hoxhaj thotë se brenda një ore të lënduarit vijnë në Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se brenda një pre do të vijnë në Kosovë të lënduarit e aksidentit që ka ndodhur në Rudare të Prokuples.
Hoxhaj ka njoftuar se Ministria ka formuar një Shtab emergjentë për t’u marrë me menaxhimin e këtij aksidenti.

Lexojeni të plotë njoftimin e Hoxhajt

Më lejoni të shpreh keqardhje për aksidentin e bashkëqytetarëve tanë duke ju uruar njëherësh shërim sa më të shpejt të lënduarve. Njëherësh të konfirmoj angazhimin tim, të MPJ-së dhe Zyrës Ndërlidhëse në Beograd e cila prej momenteve të para të aksidentit ka qenë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ne si Ministri kemi ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm duke formuar edhe një Shtab Emergjent që ka monitoruar dhe koordinuar të gjitha zhvillimet.

Numri telefonik i vënë në dispozicion për të marrë informatat më të fundit është 038 200 111 07.

Tani shumica e qytetarëve janë liruar dhe brenda një ore do të arrijnë në pikën kufitare të Merdares për tu takuar me familjarët e tyre./EXPRESS/