Enver Hoxha homoseksual?! Zbardhet dëshmia si i vriste dashnorët e rinj…

30 vjet më parë, arratisja e një përkthyesi të ATSH-së tronditi sistemin komunist dhe kupolën e lartë të Partisë së Punës.

Më shumë bënë bujë deklaratat e të arratisurit, që mbushi shtypin grek fillimisht, dhe më pas atë italian, deklarata që kishin të bënin me jetën private të ish – diktatorit: “Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha ishte një homoseksual, një paranojak dhe vrasës…”
Ja si qëndronte ngjarja:

Ilir Bulka, punonjës në ATSH, përkthyes i telegrameve e agjencive të huaja, që i dedikoheshin personalisht Enver Hoxhës, ishte arratisur nga Shqipëria më 26 shtator 1987, kur po shoqëronte ekipin e “Vllaznisë”, në rolin e përkthyesit.

Me 26 shtator ai po udhëtonte me ekipin e futbollit “Vllaznia” nga Tirana për në Maltë, ku do të zhvillohej ndeshja me ekipin vendas. Në kthim, aeroplani u ul në Athinë dhe ekipi u vendos në hotel “Albatros”.

Mbasdite përkthyesi 38-vjeçar, që e fliste anglishten dhe frëngjishten në mënyrë të shkëlqyer, iku me kujdes nga hoteli, u fut në një taksi dhe u drejtua në polici ku kërkoi strehim politik, shkruan Politiko.al.

Gjatë nëntorit 1987 Ilir Bulka, me një guxim të admirueshëm, do të zbërthente figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e konceptonte ai, në disa artikuj që janë botuar në Greqi dhe Itali.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Komiteti Qendror i PPSH-së kanë qenë të alarmuar nga informacionet që vinin nga përfaqësuesit e tyre. Ngaqë nuk kishin çfarë t’i bënin Ilirit, u mendua të internonin familjen e Ilir Bulkës në Tiranë.

“Kisha 10 vjet që planifikoja të ikja, por nuk gjeja rastin. Thashë të pres sa të vdesë Hoxha e të shoh se mos ndryshon situata, por e pashë se nuk ekziston as edhe një fije lirie. Ekonomia është në gjendje shumë të keqe.

Në treg mungojnë të gjitha. Në janar – vjet – pashë se nuk ka asnjë shprese dhe mora vendimin që të arratisem. Hoxha ishte homoseksual. Këtë e dinë mirë njerëzit e oborrit të tij, por edhe shumë të tjerë që e patën njohur qysh kur ishte për studime në Paris.

Është sikur të kemi dalë nga burgu. Preferojmë më mirë të vrasim veten se sa të kthehemi mbrapsht. Ju lutemi të na jepni strehim politik në Greqi”,- kishte deklaruar Bulka.

Pak e shumë ishin tënjëjtat deklarata që kishte bërë Bulka dhe që gazetat i kishin marrë e rimarrë. Botimet italiane ju referoheshin atyre greke. Ja për çfarë e akuzonte Bulka diktatorin Hoxha. Për lexuesin paraqesim vetëm një pjesë nga shkrimi i gazetës “Il Mesaxhero”, e datës 11.11.1987.

Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetet dhe kompozitorët e rinj shqiptarë meshkuj në apartamentin e tij luksoz në Tiranë.

Dëshironte që të bisedonte me të gjithë intelektualët e rinj meshkuj shqiptarë për t’u siguruar se ata nuk përbenin kërcënim ndaj autoritetit të tij, por edhe sepse kërkonte dashnorë.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985 në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar te Evropës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. /albeu.com