Eni Koçi, sulm ndaj FRESSH: Na hapët barkun

Q

ë Eni Koçi është demokrate e flaktë, këtë nuk ka njeri që s’e di tashmë. Mjafton të përmendim emrin e së motrës, Greta Koçit, – e cila prej afro një viti është nënkryetare e FRPD – për ta kuptuar këtë.

Mirëpo që këngëtarja e re do të vërshonte me sulme direkte ndaj të rinjve socialistë këtë nuk na e merrte mendja. Ditën kur FRESSH festonte 21-vjetorin, Eni Koçi publikoi në Facebook këtë status: Aman këta të “FRESSH” më mekën fare…Po mirë ore nuk e mësoni dot përmendësh historinë, por duhet ta lexoni?! Tregohuni çik më të zgjuar se na hapët barkun…Fallco komplet”. Siç duket edhe e vogla e familjes Koçi aspiron që në të ardhmen, ashtu si motra e madhe të futet në politikë./balkanweb