Eni Çobani tregon sekretin e saj: Pse nuk kam rrudha në fytyrë

Ajo është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar të cilët e ndjekin e më vëmendje çdo të dielë.

Bëhet fjalë për Eni Çobanin, një nga ato zonjat e ekranit, që ka një figurë të pastër dhe pa asnjë rrudhë, jo vetëm në efektin e filtrave, por edhe kur e sheh live. Juristja e njohur, si personazhi kryesor i rubrikës “Shihemi Në Gjyq” në “Tv Klan” për ndërmjetësimet e çështjeve të vështira që vijnë nga realiteti shqiptar, bie në sy për pamjen e saj të kuruar, për të cilën ngjall edhe kuriozitet se si arrin të mbetet e freskët me kalimin e kohës.

Fama e saj arriti kulmin në vitin 2012-2013 gjatë këtij emisioni në “Tv Klan”, ndërkohë që duket se nga e diela në të diel shfaqet gjithmonë e më shumë në formë. Po si ia del juristja dhe pedagogia me jetë intensive për shkak të karrierës, të ketë lëkurë kaq të pastër?

E pyetur nga revista “Story” ajo tregon më shumë nga rituali i saj: “Origjinaliteti është kryesorja në pamjen time, pasi unë nuk bëj ndonjë gjë të madhe për të qëndruar në formë”. Sa për kujdesin e përditshëm, mund të them se jam acqua e sapone. E pastroj mirë fytyrën, përdor krem dite të mirë dhe rrallë herë ndonjë maskë. Por mendoj se biologjia është faktor kryesor”, tha ajo.

Pyetjes nëse është pro apo kundër ndërhyrjeve estetike, Eni përgjigjet: “Jo, kush do, le t’i bëjë, po unë dua të shijoj çdo fazë të jetës, pasi rrudhën e konsideroj vlerë dhe jo difekt”. Eni Çobani është nëna e një djali, është personalitet televiziv, juriste dhe pedagoge.