“Enertilën e morën më qafë prindërit, ajo vuante nga një sëmundje”, flasin shokët e gjimnazit

Ish-shokët dhe shoqet e shkollës së mesme të gjimnazit në Manëz, të Enertila Beqjas, e cila akuzohet për mashtrimin e Barush Ahmatit, të cilit i ka marrë me premtimin për martesë 6 mln lekë të reja kesh dhe plaçka, kanë deklaruar se ajo vuan nga një sëmundje e shëndetit mendor, por që nuk është kuruar.
Një gjë të tillë ka pohuar edhe një kushërirë e Beqjas, e cila studion jashtë.

Enertila ka vuajtur, atë e kanë marrë në qafë prindërit e saj, që nuk e kanë kuruar sepse kishin frikë se do e merrte vesh fshati dhe u mbetej në derë. ‘Pseudologjia’ është sëmundja prej së cilës vuan Enertila. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje ëndërrojnë të kenë shumë gjëra dhe përpiqen t’i realizojnë, pavarësisht kostove të saj”.

Ndërsa ish-shokët e shoqet e kësaj të fundit u shprehën

Enertilës i binte të fikët vazhdimisht kur ishte në shkollë. Ajo gjithmonë ka qëndruar në bankën e fundit. Të gjithë e dinin që ishte e sëmurë. Shkarraviste pa fund librat fletoret, bankat, muret dhe dërrasën. Më pas i binte të fikët. Aso kohe (kur ishte në shkollë) hapi kartelë, por ajo ka vuajtur faktin se ka qenë në fshat. Prindërit e saj, duke qenë se e kishin vajzë të vetme nuk e kanë kuruar sepse nuk donin që t’i hapej nam në fshat. Këtë e dinë të gjithë, edhe ne e dimë”.

Gjithashtu, kushërira dhe ish-gjimnazistët thanë se në 4 vitet e shkollës së mesme Enertilën e kanë toleruar të gjithë mësuesit, e kanë kaluar, sepse e dinin që ishte e sëmurë.

Ish-gjimnazistët e Manëzës thanë:

Madje edhe në provimet e fundit, asaj i ra të fikët dhe mësuesit e kaluan që të mos përsëriste më vitin shkollor. Enertila thotë se është e fejuar me Albano Stafën. Në shkollë të mesme ka dashur një djalë Albano, por ai nuk dinte gjë për ndjenjat e saj”, thanë ish-gjimnazistët e Manëzës. /BalkanWeb/