Eneda Tarifa: Ja pse më larguan nga “Portokalli”

 Screenshot_5

NGA: GERILINA KODHELI
Lajmi se spektakli i humorit “Portokalli” po bënte audicione për prezantues të rinj, vuri menjëherë në dyshim vazhdueshmërinë e atyre ekzistues, Salsano Rrapit, Xhemi Shehut dhe Eneda Tarifës. Por siç duket, kjo e fundit është e vetmja që do të largohet. Një status i Enedës kundërshtonte largimin e saj, por duket se në 24 orët e fundit gjërat ndryshuan. Pas gjashtë vjetësh në skenën e “Portokallisë”, moderatorja nuk do të jetë më pjesë e saj përgjatë sezonit të ri që do të startojë në muajin tetor. Duke sqaruar të gjitha thashethemet, të vërtetat e të pavërtetat që qarkullojnë në rrjet, Eneda sqaron në këtë intervistë për “Bluetooth” arsyet e largimit të saj nga “Portokalli”, por edhe ato që do t’i rezervojë e ardhmja në ekran.

Eneda, në sezonin e ri të “Portokallisë” nuk do t’ju shohim më në rolin e prezantueses?
Po, në sajë të lëvizjeve që po ndodhin në “Top Channel” kohëve të fundit, jam larguar edhe unë nga “Portokalli”.

Je e mërzitur që po ikën pas kaq vitesh?
Jo, aspak. Unë i mora “Portokallisë” pjesën më të bukur, kështu që nuk jam e mërzitur.

Ky është largim edhe nga “Top Channel”?
Drejtuesit kanë menduar për pozicione të tjera, dhe këtë do ta shohim në ditët në vazhdim. Jam në pritje të gjërave të tjera, të projekteve të tjera në lidhje me “Top Channel”.

Do jesh sërish në rolin e prezantueses, por në një emision tjetër?
Po, kështu është. Informacionet tregojnë se po bëhen audicione për prezantues të “Portokallisë”.

Largoheni vetëm ju, apo edhe Xhemi me Salsanon?
Jo, vetëm unë do të largohem. Xhemi me Salsanon do të vazhdojnë.

Pse mendon se ju larguan ju dhe jo një prej tyre?
Këtë nuk di ta them, duhet të pyesni drejtuesit. Ndoshta për më mirë, sepse mund të kem një program vetëm fare, për shembull.