Ëndrra ime ishte që Granit Xhaka të më quajë lavire dhe të më godasë në fytyrë

Cana-640x358
Diskutimet e ditëve të kaluara për të ashtuquajturin problem multikulturor të përfaqësueses zvicerane, të njohur si „Nati”, janë ndezur përsëri. Një vajzë e re zvicerane ka përjetuar momente të këqija në lojën e fituar 3:0 kundër Estonisë. Ajo dëshironte t’i njihte „maçot-ballkanikë”, por gjeti vetëm tipa korrektë.
Tre gola, tri pikë, shumica e shikuesve të lojës u kthyen të lumtur në shtëpi pas fitores së lehtë të Zvicrës (Nati) kundër Estonisë.
Mirëpo jo edhe Lisbeth M., për të kjo ishte një përvojë e hidhur. Edhe pas përfundimit të lojës, 17-vjeçja e Alpeve të Apenzellit sorollatej e braktisur në parkingjet e „Swissporarena” të Lucernit.
Çfarë ka ndodhur? Vajza e re dukej qartë se është traumatizuar. „Kurrë nuk do ta kisha besuar që „lojtarët e kombëtares” janë kaq të pasjellshëm. Po ndjehem e ndotur”, tregon ajo me zë të thyer, transmetonAlbinfo.
Dështimi i një plani të paramenduar
Bruneta e vogël bën zanatin në një punëtori të prodhimit të djathit dhe nuk interesohet  fare për futbollin. Megjithatë, ajo ka zbrazur xhirollogarinë e kursimeve për ta financuar udhëtimin nga Zvicra lindore. Në tripin e saj ajo ka pasur shpresa të mëdha: “Së fundi unë kam gjetur në ulësen e një autobusi publik një gazetë të vjetër „Blick”. Aty shkruhej se në ekipin kombëtar ka shumë maço-ballkanikë. Tek në Appenzell nuk ka fare të huaj, prandaj kjo më ka nxitur pak që ta marr këtë rrugëtim”.
„Ëndrra ime ishte që Granit Xhaka të më quajë lavire dhe të më godasë në fytyrë”
Rrugës për në Lucern bota e Lisbeth M. akoma ishte në rregull. Ajo i gëzohej takimit me harbutët e kombëtarës të quajtur „Nati-Secondos”.  „Kam veshur qëllimisht një minifund që tregon qartë tangat e mia dhe kam vënë kozmetikë që të dukem si një kurvë, që pastaj Granit Xhaka të më qëllojë në fytyrë e të më thërrasë kurvë”.
Por, pak pas mbërritjes në stadium, Lisbeth M. vëren që diçka nuk është në rregull: “Gjatë intonimit të himnit m’u bën veshët katër. Edhe pse unë dhe familja ime njihemi që prej 27 gjeneratave si zviceranë të vërtetë, unë e di vetëm strofën e parë të himnit „Morgenrot”. Pastaj disa nga ata „jugot” kënduan papritmas bashkë me të tjerët. Si mund të ndodhë diçka e këtillë?”
Kjo mbrëmje ka vetëm zhgënjim: „Diçka e këtillë është thjesht e pështirë”
Pas tre golave fundoset humori te Lisabeth M.: “Unë po shpresoja që dikush do të festonte me shqiponjën shqiptare, apo së paku do të shfrytëzonte rastin që t’ia mbyllë gojën Liechtensteiner-it. Por jo, në vend të kësaj, maçot e Ballkanit u sollën me butësi, si këlyshë dhe festuan paqësisht me zviceranët e vërtetë. Diçka e këtillë është thjesht e pështirë!”
Por, as pas kësaj goditjeje trimëresha nga Alpet e Appenzellit nuk lejoi që të dekurajohet. Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, ajo kërcen në daljet e futbollistëve. „Më duhej t’i përdorja bërrylat, ngase kishte shumë njerëz. Megjithatë, unë arrita ta siguroja një vend, në të cilin lojtarët që më kalonin aty pranë mund të më pështynin drejt e në fytyrë”, shpjegon Lisbeth M. strategjinë e saj për portalin satirik „Watson.ch”.
„Unë isha e tronditur”, Lisbeth M.
Pas një gjysmë ore erdhi momenti: Xherdan Shaqiri po e lëshonte i pari stadiumin dhe po shkonte në drejtim të Lisbethes. Vajza nga Appenzelli kujtohet: “Isha mjaft e prekur. Ai është vërtet shumë i vogël, por këta janë të njohur si djemtë më të këqij. Unë bëra gati telefonin tim dhe po shpresoja që me dhunë do të ma tundtte kokën poshtë e te penisi i tij. Por jo, ai nuk ma bëri këtë, në vend të kësaj, shikoi me dashuri në drejtim të kamerës dhe me një buzëqeshje më uroi një natë të mirë. Unë isha e tronditur nga kjo sjellje e tij”.
„Ekipi kombëtar ka vërtet një problem me të huajt”
Lisbetha e shlyeu edhe fotografinë me Granit Xhakën menjëherë më pas, në vend se ta publikojë në Facebook. Arsyeja: “Ai kishte vathët më të mirë se të mitë. Përveç kësaj, atij i vinte erë e këndshme pas përqafimit të ëmbël që më dhuroi. Unë vërtet do të mund të vjellja”.
Nga dëshpërimi i madh, Lisabetha provoi fatin e saj madje edhe tek trajneri i ekipit nacional, Petkoviç: „Ai është, në fakt, i vjetër sa një gur, por mua po më shpenzoheshin opsionet. Përveç kësaj, babai im thotë që të gjithë “jugot” janë derra. Prandaj, ky duhet bile të ofrojë diçka. Por jo, ai më përziu diçka që unë asgjë nuk kuptova, por zëri i tij tingëllonte si një zë i një punëtori social apo diçka të ngjashëm”.
E dëshpëruar dhe e turpëruar, Lisbetha dorëzohet më në fund. Në fakt, golashënuesi Fabian Schär ia shikoi vithet kur i kaloi pranë, por as ky veprim nuk e rehatoi: “Ah ky, ky është njëri prej atyre të rasës së pastër zvicerane. Të këtillë kam majftueshëm në shtëpi. Unë jam zhgënjyer sot pa masë. Megjithatë, edhe në të ardhmen do të vazhdoj të besoj të gjitha që shkruhen në gazetën „Blick”. Kombëtarja ka vërtet një problem me të huajt! Sjellja e maçove të Ballkanit ka treguar sot shumë qartë që ata thjesht nuk dëshirojnë të integrohen”.