Endri Prifti sherr me Alketa Vejsiun për tutat, këngëtari korçari braktis spektaklin

loading...


Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur mbrëmjen e parë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”. Pas interpretimit të Vasco Rossit, Endri Prifti tentoi të hyjë në batuta me jurinë dhe prezantuesen Alketa Vejsiu por kjo e fundit duket se ia preu shkurt.

“Ik qetësohu se flet përçartë”, iu drejtua disa herë Alketa – Endrit, duke i hequr mikrofonin, pasi ky i fundit i bëri disa komplimente prezantueses.

“Je bërë si sirenë sot, se ne të shohim në prova me tuta”, ishin fjalët që duket se i “dogjën” Alketës, e cila nisi të ofendojë këngëtarin.

Pas komenteve të jurisë teksa Alketa duhet të përcillte mes konkurrentëve të tjerë Endrin, ajo e la atë në hije dhe vazhdoi me numrin e radhës, Rozana Radin.
a1

loading...

loading...