Enca i komenton këngëtares me famë botërore, “përgjigja” e saj e “pret” fare

Enca ka publikuar sëfundmi një klip të titulluar “Ciao”, suksesi i të cilit sipas disa thashethemeve, është blerë.

Këngëtarja me famë botërore Ariana Grande ka publikuar një foto në profilin e saj zyrtar në Instagram me përshkrimin “ciao”.

Nuk ka vonuar një koment nga Enca poshtë fotos, e cila është shprehur “Yass girl CIAO”. Mbase Enca ka menduar se Ariana ka përdorur emrin e klipit të saj të ri për ta përshëndetur dhe nuk ka duruar pa komentuar, apo ka patur ndonjë tjetër arsye.

Nuk dihet të ketë ndonjë lidhje miqësie midis vajzave apo nëse Ariana e njeh Encën si këngëtare, ajo nuk i është përgjigjur komentit të saj duke e lënë në hije.