Emri i foshnjes së Kim: Veri Perëndim

loading...

kimkanye

loading...
Duket se Kim Kardashian është duke marrë pak nga shembulli i Beyonce, në të qenurit “nëna në qendër të vëmendjes” .
Thuhet se ylli televiziv do të marrë me qira një kat të tërë tët spitali në Los Angeles për lindjen e saj, në të njejtën mënyrë siç bëri Beyonce kur lindi Blue Ivy vitin e kaluar.

“Kim është duke marrë shumë seriozisht me përgatitjet për lindjen e fëmijës. Ajo dëshiron gjithçka të jetë e përkryer dhe për fat të mirë për të, paratë nuk janë pengesë,” kanë thënë burime të afërta me të.
Me sa duket, Kim, 32 vjeç, duke lexuar librat për foshnjë ka zbuluar se momentet e para të jetës së një fëmije janë shumë të rëndësishme, prandaj ajo dëshiron që foshnja e saj të vjen në këtë botë në paqe dhe qetësi.

“Dhoma e saj do të jetë krejtësisht e izoluar ndaj zërit. Ajo nuk dëshiron që të ketë zhurma nga jashtë, ndërsa ka në plan gjithashtu të ndryshojë edhe atmosferën e dhomës, duke përdorur drita, ngjyra dhe muzikë qetësuese.

Foshnja e Kim pritet të lind në korrik dhe ka spekulime që tashmë Kim dhe Kanye West kanë zgjedhur emrin për të. Foshnja do të quhet North (Veri), pra emri i plote North West (Veri Perëndim). /LajmeOnline/

loading...