Emrat / Zbulohen porositësit e vrasjes së Komisar Artan Cukut.

loading...

loading...

Pas arrestimit të Mikel Shallarit një ditë më parë, policia pretendon se mund të provojë edhe porositësit e vrasjes.Dy vëllezërit nga Tropoja, Bujar dhe Florina Daka u shpallën në kërkim nga policia sot paradite. Burime thanë për Lapsi.al se ka prova të mjaftueshme se vëllezërit Daka janë porositësit e vrasjes së Komisar Artan Cukut.Vëllezërit Daka ishin të dyshuarit kryesorë për ngjarjen, menjëherë sapo ndodhi vrasja.Vëllai i tyre, Agim Daka, u vetëvra pas 11 orësh në polici me armën e komisar Cukut disa vite më parë.Vetëvrasja e Agim Dakës nga Tropoja dhe hakmarrja për këtë ngjarje ishte pista kryesore ku po hetonte policia për zbulimin e autorëve të ekzekutimit të komisar Artan Cukut.

loading...