Emocionuese/ Maturantja zgjedh partner personin më të dashur për të gjithë… (Foto)

loading...

loading...

Mbrëmja e maturës mbetet e shenjtë, e ndërsa vitet e fundit është bërë festa “më cool” mes të rinjve, duke u përpjekur të bëjnë gjëra gjithmonë e më të veçanta. Duke nisur që nga makinat luksoze, veshjet ekstravagante, gjithçka për të qenë në qendër të vëmendjes.

Por në maturë nuk ka rregulla dhe këtë e vërteton një maturante nga shkolla e mesme ‘’Havzi Nela’’ në Kukës. Ajo la veshjet ekstravagante dhe solli idenë më interesante për t’u paraqitur në mbrëmjën e maturës.

E veshur me veshjen tradicionale të qytetit të verilindjes, bukuroshja ka në krah shoqëruesin më simpatik, gjyshin e saj.

Të kapur krah për krahu ata kanë bërë ecjen tradicionale në mes të qyetit duke shkaktuar eufori dhe duartrokitje mes të pranishmëve.

loading...