Emocionuese, fansi i Kreshës në koma fillon të reagoj pas vizitës nga reperi (Video)

loading...

Reperin MC Kresha, zakonisht e thërrasin të këndojë nëpër ahengje.
Por këtë herë Kreshnik Fazliu, i njohur si MC Kresha erdhi në një ambient aspak gazmor.
Reperi u ftua në repartin intenziv të kryeqendrës spitalore, për ta takuar një fans të vetin, i cili ka shtatë ditë që është në gjendje kome.
15 vjeçari Veton Kryeziu,nga Xërxa e Rahovecit ishte goditur të enjten nga rryma e tensionut të lartë, dhe që nga ajo ditë nuk ka treguar përmirësim. Familjarët e tij, e kanë ftuar këngëtarin idol të djaloshit, me shpresën që i aksidentuari, do të reagojë kur t’ia dëgjojë zërin.
m5

loading...

loading...