Emocionuese, binjakët e ngjitur puthen pas lindjes

Këto fotografi prekëse shfaqin binjakët e ngjitur duke ndarë një puthje pak momente pasi u lindën të ngjitur së bashku.

Të lindur në Mumbai, Indi, javën e kaluar, djemtë kanë tru dhe bosht kurrizor të ndarë, por ndajnë të gjitha organet e tjera vitale, duke përfshirë zemrën, veshkat dhe mëlçinë.

Doktorët në Spitalin Sion paralajmëruan se binjakët kanë pak gjasa të shpëtojnë, për shkak të asaj se si janë të ngjitur.

Pavarësisht se nuk kanë vështirësi me frymëmarrje, skanimet CT dhe MRI zbuluan se vetëm njëri nga të porsalindurit ka mushkëri./Qiriu.net