Emocionuese: Bill Clinton takon dhe përqafon familjen Shala pas 17 vitesh në SHBA (Video)

auto_clintoni1476278115

Familja Shala ishte refugjatë gjatë luftës në Maqedoni. Atje ishin takuar dhe me presidentin amerikan Bill Clinton kur ai ishte në vizitë në kampin e refugjatëve. Tash 17 vite më pas, familja Shala ka migruar në SHBA. Atje kanë takuar ish presidentin Bill Clinton në kampanjën e bashkëshortes së tij Hillaryt, Aty, zotëri Shala i ka thirrur presidentit Clinton, dhe i ka treguar fotografinë të cilin e kishin bërë bashkë në Maqedoni. Atëherë ish presidenti Clinton i ka përqafuar dhe ka realizuar një fotografi së bashku me ta, Përndryshe familja Shala kishte marrë edhe çmimin “Hasan Prishtina” nga ish presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1995 për kontributin e tyre.