Emigrantja lind foshnjën në helikopter

Helikopteri-780x439-620x400-620x330

Emigrantja identiteti i të cilës nuk është zbuluar, raportohet se ka lindur një djalë të shëndetshëm në një helikopter të tipit “Super Puma”, derisa autoritet greke po e transportonin nga ishulli Kastellorizo në Rodos.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA, mjeku në Kastellorizo kishte lajmëruar herët në mëngjes se gruaja ishte gati të lind fëmijën, dhe se një helikopter ishte nisur për ta marrë dhe ta dërgoi në spitalin e Rodos-it, transmeton Telegrafi.
Foshnja nuk kishte pritur ardhjen në ishull, dhe kështu erdhi në jetë gjatë fluturimit, kurse gjatë procesit të lindjes kishte asistuar një mjeke nga spitali i Rodosit.