Emigranti ilegal shqiptar fiton medalje nga parlamenti francez

Passport.jpg1

Armando Curri, i kërcënuar me dëbim, fitoji medaljen si nxënësi më i mirë nga senati francez.

Curri mbërriti në Francë tre vjet më parë dhe u lejua që të mbetet qasi ishte i mitur i pashoqëruar. Megjithatë, kur mbushi 18 vjet i erdhi urdhri që ta lëshojë vendin.

Djaloshit shqiptar 19 vjeçar i është thënë se nuk mund të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të statusit të tij ilegal.

Në minutat e fundit kreu i Senatit, Gérard Larcher, anëtarë i partisë opozitare të qendrës së djathtë, tha se Curri mund të marrë pjesë, transmeton Gazeta Express.

Larcher i informuar me punën e Armando Currit njoftoi ministrin e brendshëm Francez për të arriturat e djaloshit dhe meritat e përgëzimit për suksesin e tij. Pas marrjes së çmimit, policia lokale njoftoi se do t’ia jap adoleshentit lejen e përkohshme për qëndrim tre-mujor.

“Në një ditë jeta ime ka ndryshuar. Jam tejet i lumtur”, tha Curri për radion France Bleu Loire, transmeton Express.

Curri, tani është duke studiuar në nivelin bachelor dhe duhet të pres deri në Maj, kur gjykata administrative në Lion do të shqyrtojë ankesën e tij kundër urdhrit të dëbimit.