Emigrantët ilegalë, kthehen të dëshpëruar (Video)

loading...

Passport.jpg1
loading...

Vendosja e policisë gjermane në territorin e Hungarisë, në kufi me Serbinë, ka bërë që shumë kosovarë të mos arrijnë të dalin në shtetet evropiane.

Më shumë se 200 kosovarë janë ndaluar të shtunën në kufi me Hungarinë nga policia gjermane. Ata nuk janë lejuar të kalojnë nga Serbia në Hungari, raporton KTV.

Kujtim Blakçori është kthyer te dielën nga Gjermania. Ai thotë se po të mos ishte IOM-i për ta ndihmuar, ai do të mbetej i uritur dhe me probleme shëndetësore në një kamp refugjatësh në Gjermani.

Kujtimi thotë se ka bërë vetë kërkesë tek autoritetet gjermane për t’u kthyer në Kosovë. Për të realizuar kthimin, ai thotë se zyrtarët gjermanë kërkuan ndihmë nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, por përgjigjja ishte negative.

Kanë kaluar muaj prej se qindra kosovarë janë duke u larguar nga Kosova. Çdo natë nga dy e më shumë autobusë po vazhdojnë të nisën drejt Beogradit, nga ku kosovarët marrin rrugën për Hungari.

Megjithëse po vazhdon largimi masiv, ende nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa persona janë larguar prej vendit. Ditë më parë, AKI-ja dha një shifër prej më shumë se 50 mijë kosovarësh të larguar, transmeton Koha.net.

Mirëpo, përkundër kësaj janë duke u përfolur shifra shumë më të mëdha, por deri tani nuk është bërë asgjë publike.

loading...