Ëmbëlsirë me krem dhe biskota (Receta)

Një recetë e shpejtë dhe e shijshme ëmbëlsire. Mësojeni dhe kënaquni me të.

Përbërësit: 200 g biskota, 100 g gjalpë, 50 g kakao. Për kremin: 400 g ajkë e ëmbël, 400 ml krem pana “hopla”, 400 g fruta pylli, 150 g sheqer, 10 g xhelatinë.

Përgatitja: Në fillim shkrijmë gjalpin bashkë me kakaon, pastaj ua shtojmë biskotave të grimcuara. Këtë masë e hedhim në tepsi dhe e lëmë në frigorifer. Në një enë vendosim frutat e pyllit, bashkë me sheqerin dhe i ziejmë për 10 minuta. Më pas, i bluajmë dhe i lëmë të ftohen. Xhelatinën ua shtojmë frutave të pyllit. Kremin “Hopla” e përziejmë në mikser derisa masa të trashet, pastaj shtojmë ajkën dhe frutat e pyllit. I përziejmë mirë dhe masën e përftuar e vendosim mbi biskota dhe e lëmë për dy orë në frigorifer.1