Elvana Gjata, një pamje krejt e re

Atë e duan të gjithë, e admirojnë, e pëlqejnë për zërin e ëmbël, potent dhe shpesh drithërues. E duan për klipet e bukura (sidomos ai në Greqi i para pak viteve), e duan për fizikun dhe pamjen e saj.

Por mbi të gjitha e duan sepse ajo di të jetë ndryshe. Shpesh e më shpesh. Duke ndryshuar gati tërësisht pamje, me kurimin që i bën pamjes së jashtme.

Elvana Gjata vjen me këto foto të reja ku duket me të vërtetë në superformë.
E sakaq, një këngë e re po vjen nga Elvana.

Në vazhdim shikoni një seri fotosh, fillimisht ato që tregojnë look-un e ri të Elvanës, më tej dy foto nga koncertet e saj të gushtit dhe më pas pikturat, skicat dhe portretet që fansat i kanë bërë Elvanës, imazhe të cilat ajo i ka publikuar tek faqja komerciale e saj në rrjetin social Facebook. Kurse në fund gjeni edhe një foto të rrallë të Elvanës dikur plot kacurrella!