Elvana Gjata e kallë Pejën

Ndezi atmosferën me këngët dhe vallëzimin që vetëm ajo di të bëjë.Prej këngës së fundit ‘Puthe’ e deri te balada ‘Si unë’ ajo mbajti në disponim publikun, që ishin mbledhur në njërën nga klubet e qytetit.

Nuk la pa kënduar as këngën ‘Ani mori nuse’ e në një vend ku janë mbledhur bashkë atdhetar nga vende të ndryshme, nuk bën të mos këndohet ‘Xhamadani’.