Elton Deda ironizon këndimin live të Luana Vjollcës

dedea-780x439

Një videomontazh që vë në lojë moderatoren Luana Vjollca po thyen internetin.

Me qindra shpërndarje janë bërë në internet për videon e krijuar nga një faqe në Facebook me emrin “Lolita”.

“Zëri i Luanës në versionin unplugged shkatërron familjen shqiptare. I menjëhershëm interesimi i Assadit për ta adoptuar si armë kimike”, shkruan “Lolita” dhe sjell klipin ku Luana këndon live.

Për pak orë, video është shpërndarë qindra herë dhe pëlqyer nga mijëra persona.

Një prej tyre që ka qeshur me lot ka qenë dhe kantautori Elton Deda. “Për të qarë e për të qeshur” thotë ai teksa sjell videon në fjalë.