Elmi Reçica: Do të fitojmë bindshëm

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se kjo parti do të jetë e pakonkurrencë në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen sivjet.
Reçica ka bërë me dije se ka një interesim të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave për t’iu bashkuar PDK-së.

Ai është shprehur i bindur se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të jetë mandatar edhe i qeverisë së ardhshme.

Duke folur për miratimin e Ligjit për Veteranët e UÇK-së, ai ka thënë se ky ligj është unik dhe nuk bën ndasi.

“Çdo ushtar i cili e ka veshur uniformën e UÇK-së, ka pasur emblemën e UÇK-së, do t’i njihet e drejta e veteranit. Kosova nuk ka pasur formacion tjetër ushtarak përpos UÇK-së”, ka thënë Reçica për “Epokën e re”.