Ellie Goulding lë muzikën, kjo është arsyeja

ellie

Një shkëputje nga muzika vetëm për të harruar ndarjen.

Kështu ka menduar të veprojë Ellie Goulding, pas ndarjes nga i dashuri i saj. Për të kjo periudhë është mjaft e vështirë, ndërsa po mundohet që ta kalojë jashtë skenës.

“Njerëzit më mendojnë të fortë, por në fakt kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë. Kur je në publik, njerëzit të mendojnë të paprekshme.

Nuk jam në një marrëdhënie dhe kjo gjë është shumë e vështirë. Më nevojitet një periudhë pushimi që të qetësohem”, ka thënë ajo.

Doug dhe Ellie u ndanë për shkak të angazhimeve që të dy kishin. Ai tashmë është në Los Angeles duke punuar, ndërsa Ellie është në turin e saj të fundit muzikor.

“Ai po ia del shumë mirë dhe jam e lumtur për të. Të gjithë e dimë që ndarja është diçka e tmerrshme. Jam munduar ta heq mendjen duke lexuar ose duke ndjekur evente.

Do heq dorë nga muzika sapo të mbaroj turin dhe kjo gjë do zgjasë për të paktën një vit”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë së fundmi.