Elinës “i bie në kokë” për bukuroshin tek Shkëmbi i Kavajës: Më ngeli fiksim, më ndihmoni ta gjej

loading...

loading...

Rastet kur çiftet njihen rastësisht në plazh, komunikojnë pak e më pas shkëmbejnë numrat e formojnë një miqësi të mirë apo edhe lidhen, nuk janë të pakta. Një tërheqje të fortë fizike duket se ka ndodhur mes një vajze e këtij djali që do të shikoni në galerinë e mëposhtme
.
Vajza, e cila quhet Elina, tregon se ishte në plazhin e Durrësit, afër Shkëmbit të Kavajës ditën e djeshme, me disa shoqet e saj, kur përpara i është shfaqur një dajlë bukurosh që i ka trullosur mendjen.

Ai është një brun i bukur, i shoqëruar nga disa miqtë e tij që luanin përpara çadrës së saj. Sipas Elinës, djali e shikonte herë pas here, por asnjëri nga të dy nuk e mori guximin të floste.

Doja të publikoja nja dy foto të një djali që kam parë në Durrës e më ngeli fiksim. Gjatë gjithë kohës më shikonte dhe donte të më thoshte diçka, por as unë nuk mora guximin me i fol. Ai ishte me disa çuna gjatë gjithë kohës. Loznin përpara shezllonit tim, ndërsa unë isha me një shoqe”, – tregon vajza teksa dërgon fotot në redaksinë e JOQ.al.

Kush e njeh dhe e ka parë djalin, e di vetë se çfarë duhet të bëjë!

loading...