Eliminim dhe nominime në BBA

loading...

foto (1)

loading...
Me kalimin e javëve, banorët e Big Brother po njihen më shumë me njëri-tjetrin dhe bashkë me qëndrimin 24 orë, shtohen dhe mospërputhjet e afrimet mes tyre, si dhe rrëfehen copëza të realitetit të jetës së tyre.

Për njërin nga banorët, loja e zhvilluar brenda, nuk i siguroi qëndrim më tëgjatë në shtëpi. Arsimi është banori që publiku mbrëmë ka vendosur ta largojë nga shtëpia. Ai përshëndetet me banorët dhe lë shtëpine për tëshkuar drejt studios së spektaklit, ndërsa banorët prekën dhe një pjesë e tyre edhe përloten.

“Eksperiencën time brenda në shtëpi e konsideroj si diçka shumë të bukur dhe të papërsëritshme, diçka që nuk vjen më në jetë. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e “Big Brother 6”. Ka disa gjëra që do të doja të ndryshoja nga loja ime, por të paktën ajo heshtja, ai qëndrimi që kisha brenda, mbase duhet ta ndryshoja”, ka thenë Arsimi.

Pas largimit te tij, fillojnë nominimet e javës. Këtë javë, si zakonisht Anaidi nuk mund të nominohet nga banorët sepse është në nominim tëpërhershëm. Ndërsa Vigani dhe Edberi që kanë si sekret “jemi një banor i vetëm” duhet që të dy të bëjnë një nominim të vetëm.

Të kandiduarit në rrezik eliminimi të shtunën e ardhshme janë: Anaidi, Joana, Jonida, Olta dhe Marselini.

loading...