Elena : “Vigani është i trashë, se modelët në përgjithësi janë të trashë”

9f6fed6c-d91b-40d4-9dad-13679c026429---0-[1]

Elena, Eldora dhe Joana ndodhen në dhomën e gjumit të djemve, ndërkohë që fillojnë të flasin e të bëjnë thashetheme mes vajzash.

Ato diskutojnë për djemtë, duke lidhur karakteret me profesionet që kanë. Ndërsa janë duke folur për tipa të ndryshëm djemsh, Elena kërkon një mendim të tyren për Viganin, ndërsa vetë shprehet duke thënë: “Është i trashë, se modelët në përgjithësi janë të trashë”. Ndërsa Eldora e kundërshton, duke thënë se ehtë komplet e kundërta e asaj që ajo thotë. Mendimin e saj e mbështet edhe Jona, ndërsa bën një krahasim midis tij dhe Anaidit. Ajo thotë se Vigani është shumë më simpatik, por atë nuk e tërheq aspak pamja e jashtme, por sensi i tij i humorit si edhe batutat e tij.

Më pas Elena qëndron vetëm me Joanën, ndërsa kjo e fundit i kërkon asaj mendimin që ka pasur Anaidi për të gjatë javës që kane qenë të zënë, duke mos folur me njëri-tjetrin. Elena i tregon se ai dyshonte se mos Joana ishte e infiltruar brenda shtëpisë. Pak më vonë aty shkon Vigani, i cili shkon afër saj, duke e përqafuar e kështu, kalojnë disa momente duke qëndruar te dy afër njëri-tjetrit, ndërsa Joana largohet.