Elena “Nuk i flas më Marselinit”;-Joana “Marselini flet para kohe”

thumb (3)

Për një kohë të gjatë Elena flet me Joanën për Marselinin duke thënë se ndjehet shumë e zhgënjyer prej tij. Joana mundohet që ta këshilloj duke i thënë që të mos i besoj shumë atij dhe më pas i tregon se Marselini është shprehur keq kundër Elenës që ditën e dytë që kanë hyrë në shtëpi.
Kështu dy vajzat bëjnë thashetheme për sjelljen e Marselinit ndaj Elenës, ku ajo ndjehet e zhgënjyer, ndërsa Joana e këshillon duke bërë krahasimin me Anaidin. Joana ndër të tjera i thotë se Marselini nuk është treguar korrekt, ndërsa Anaidi nuk ka thënë asgjë kundër Joanës edhe pse u bënë disa ditë që ata flenë bashkë.

“Marselini Flet pa u menduar, flet para kohe” thotë Joana dhe e këshillon Elenën që të distancohet nga Marselini. Elena i thotë se tashmë ajo e ka marrë këtë vendim që nga biseda e fundit me Marselinin. “Mundohu që t’i distancohesh me stil” i thotë Joana Elenës dhe ajo i përgjigjet “s’ka nevojë për stil, unë as mirëmëngjes nuk i them më atij, nuk i flas më fare”.

Më pas dy vajzat dalin në oborr ku tashmë janë mbledhur të gjithë banorët e tjerë. Teksa shijojnë kafenë dhe diellin e ngrohtë, banorët fillojnë të diskutojnë për tema të ndryshme.