Elektriçisti lë shtatzënë fqinjën me probleme mendore: Kopjova çelësin e derës…

loading...

loading...
Një 55 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi abuzoi seksualisht me fqinjën e tij. Rezar Bineri përdhunoi 39 vjeçaren A. Myrtaj që vuante nga probleme të shëndetit mendor (skizofreni). Ai kishte theksuar se ishte i divorcuar dhe se jetonte vetëm, ndërsa kishte tërheqje ndaj 39 vjeçares.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se abuzimi seksual u zbulua nga motra e 39 vjeçares, pasi kjo e fundit ka ngelur edhe shtatzënë. Në polici ajo ka treguar se para disa muajsh, ajo ka futur në shtëpi për të bërë disa punime elektrike Rezar Binerin, pasi ky punonte si elektriçist.

Duke qenë se ishte në punë, ka patur raste që e ka lënë motrën vetëm me Binerin. Nga ana tjetër, Bineri gjatë dëshmisë së tij në polici pohoi se historia ka 5 vite që ka nisur. Ai ka kopjuar çelësin e banesës se grave dhe hynte sa here e motra nuk ishte në shtëpi.

Bineri ka thënë se nuk ishte në dijeni qe A. Myrtaj vuante nga sëmundje te shëndetit mendor. Por e motra e saj mohon këtë fakt, duke shtuar se Bineri i ka kërkuar të bashkëjetojë me 39 vjeçaren dhe ajo ia ka bërë të qartë sëmundjen e saj dhe pamundësinë që ajo ka për të mbajtur familje.

loading...