Elda bëhet frymëzim për gjithë vajzat: Jam e kolme dhe e lumtur

Nëse do të shikoni fotot e Elda Koçias, do të mendoni patjetër që ajo është një modele me përmasa të mëdha që jeton jashtë shtetit, ku nuk i kanë problem dhe aq shumë sa tek ne në Shqpëri përmasat standarde trupore.

Por jo, ajo është shqiptare, e kolme dhe e lumtur në jetën e saj, e këtë nuk e ka problem aspak ta tregojë në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin e Turjan Hyskës, Elda tregoi disa detaje nga jeta e saj si dhe për periudhën kur gjeti rehat e ra në qetësi me përmasat e peshën që ka.

Është në karakterin tim të mos e vras mendjen. Unë kam rënë rehat me trupin tim, para tre vitesh. Jam 23-vjeçe. Vërtet u çlirova nga të gjitha komplekset. Punoj me të huaj dhe ata mendonin se unë jam perfekte. Shqiptarët nuk mendojnë kështu. Të gjithë gjykohen për trupin që kanë”, – tregoi Elda.

Pa frikë mund të themi që kjo vajzë po shndërrohet në një burim frymëzimi për të gjitha femrat, pasi tepër e rëndësishme është të duam veten dhe të na duan për atë që jemi, karakterin dhe shpirtin tonë, e jo për format e lakuara apo belin e hollë.

Më poshtë gjeni disa foto të Elda bukuroshes, të marra nga profili i saj në Instagrm.