Elbasanlliu po mbytej, qeni hero bën mrekullinë dhe e nxjerr në sipërfaqe

loading...

loading...

Ndodh mrekullia. Qeni shpëton të zotin nga mbytja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit të Jalës. Burrë e grua nga Elbasani kishin për të pushuar në jug dhe me vete kishin marrë edhe qenin. Por kafsha besnike ka dëshmuar edhe njëherë se ia vlen ta mbash pranë për gjithë jetën.

Ja çfarë shkruan pushuesi që na dërgoi mesazhin dhe foton:

Përshendetje infoelbasani.al. jemi me pushuime në Jalë dhe sot ishim larguar nga vendi tradicional. Pranë nesh ndodhej një cift që kishte marrë me vete një qen të madh. Në një moment burri u largua nga bregu dhe po notonte në largësi.

Por më pas po kërkonte ndihmë. Qeni, që ndodhej në hijen e cadrës u cua me vrap dhe me not e arriti të zotin. Ai e ndihmoi dhe e nxori në breg.

Pastaj kafsha u shkund dhe nisi të qante nga gëzimi. Ishte dicka e mrekullueshme.

Cifti nuk donte ta bënte publik faktin për të mos merakosur të afërmit. Po ne po u dërgojmë këtë mesazh bashkë me një foto. Flm,-tha ai./infoelbasani

loading...