Elbasan, burri kapet duke vjedhur në supermarket….çokollata (Video)

loading...

loading...
Pak kohë më parë publikuam një video nga një supermarket në Elbasan ku disa djem të rinj ishin filmuar duke vjedhur çokollata. Video e atëhershme bëri mjaft bujë duke qenë se ishte e paimagjinueshme se si djemtë të veshur në mënyrë aspak të varfër, e kishin ulur veten duke vjedhur disa çokollata. Por me sa duket supermarket ku ndodhi kjo ngjarje, ka rënë përsëri pre e vjedhësve. Dhe do ta besoni apo jo, janë vjedhur përsëri çokollata. Pamjet filmike kanë kapur një burrë i cili rrëmben disa çokollata dhe i fut në xhep. Pronari i habitur kur ka parë këto pamje, ka deklaruar se do të mjaftonte që zotëria t’ia kërkonte vetë këto çokollata dhe mund t’i merrte pa pagesë në formë dhuratë.

loading...