Elbasan, babai do t’i shpëtojë burgut për vrasje, ja hedh fajin djalit 25-vjeçar por…


Jo të gjithë prindërit do të “sakrifikonin” për fëmijët e tyre.
I tillë është edhe rasti i 56-vjeçarit Neim Cekrezit i cili nuk ka ngurruar t’i heqë vetes përgjegjësinë e vrasjes së fqinjit, duke ja hedhur fajin djalit të tij 25-vjeçar Ilirit.

Babë e bir kanë dalë këtë të dielë para Gjykatës së Elbasanit, ku akuzohen për vrasjen e bashkëfshatarit të tyre 56-vjeçar Bajram Shinkolli, të cilin e goditën me mjete të forta ndërsa i hynë në banesë për ta grabitur, në fshatin Shkallë të Cërrikut.

Por pavarësisht dëshmisë së tij, trupa gjyqësore i ka gjetur bashkëpunëtorë në krim babain dhe djalin, duke vendosur ndaj tyre masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Neimi dhe djali i tij Iliri pas ngjarjes së rëndë e inskenuan skenën e krimit që të dukej si vdekje aksidentale, madje që mos të binin në sytë e fshatit, paratë e vjedhura (250 mijë lekë të reja dhe 1880 euro) i groposën në një ullishte. Krimi u zbulua dy ditë më vonë kur nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoi se Shinkolli nuk kishte humbur jetën si pasojë e një rrëzimi aksidental ku pretendohej se kishte përplasur kokën për vdekjen.
a