Elbasan: 32-vjeçari mundohet të shpëtojë fqinjën, mbyten të dy në lumë

loading...

540995_472420516145076_599071108_n

loading...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku dy të rinj, një burrë dhe një grua kanë rënë aksidentalisht në lumin Zaranikë dhe kanë humbur jetën.  34-vjeçarja Miranda Ramazani ka rënë aksidentalisht në përrua, ndërsa Agim Jashari 32 vjeç, fqinji i saj ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht kanë humbur jetën të dy. Më tej ka qenë vëllai i Mirandës, i cili ka tentuar t’i shpëtojë, por nuk ka mundur, transmeton Shekulli online.

Sipas të dhënave paraprake ka qenë policia, e cila ka ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë çiftin nga lumi i rrëmbyeshëm, si pasojë e reshjeve. Policia bën me dije se, gjatë transportit për në spital ka humbuar jetën Agim Hashari 30 vjeç. Ndërsa gruaja Miranda Hashari rreth 30 vjeç, e cila humbi jetën kur ndodhej në sallën e reanimacionit. Mësohet se gjatë nxjerrjes së viktimës nga uji është dëmtuar edhe një polic.

Trupat e dy viktimave janë dërguar në morgun e qytetit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.

loading...