El Sharaawy: Të harrojmë humbjen me Barcelonën

el shaarawy

Stephan El Sharaawy deklaroi se shpreson që skuadra të hedh pas krahëve humbjen 4-0 me Barcelonën në Champions League dhe të fokusohet tek Seria A.

“Duhet të harrojme ndeshjen me Barcelonën dhe të mendojmë për të arritur në vendin e dytë në kampionat. Kemi dhe 10 takime në dispozicion për të siguruar vendin në Champions League për sezonin e ardhshëm. Napoli është një skuadër e fortë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të fitojmë” tha El Shaarawy për Milan Channel.

Rikthehet çështja Robinho

Në shtëpinë e Milanit vazhdon të flitet për të ardhmen e Robinhos. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi brazilian mund të shitet, pasi në Brazil merkatoja është e hapur deri në fund të ketij muaji. Në teori Santosi pas tentativës së parë në Janar mund t’i rikthehet sërish çështjes, gjithsesi mungojnë konfirmimet nga të dyja palët dhe për këtë arsye është më e thjeshtë të mendosh se kjo çështje mund të mbyllet në fund të sezonit.

Kontrata e Robinhos përfundon në vitin 2014 dhe nuk ka alternativa, ose të firmosë kontratën me Milanin, ose të rikthehet në Brazil. Alternativa e dytë duket më e pëlqyeshme nga braziliani, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer në vendlindje.