El Shaarawy s’e mban dot balancën, Balotelli ‘shkrihet’ së qeshuri (Video)


Stephan El Shaarawy ka qenë objekt talljeje për Mario Balotellin, në stërvitjen e sotme të Milanit. Sulmuesi me prejardhje egjiptiane nuk e mbante dot balancën në një objekt të stërvitjeve që kishte hipur dhe ku duhej të qëndronte me një këmbë, duke rënë në tokë disa herë, ndërsa ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt u ‘shkri’ së qeshuri. Sigurisht, Balotelli ishte më komod, pasi kishte vendosur të dyja këmbët në objektin e ushtrimeve të veçanta. /LajmeOnline/