El Shaarawy rinovon me Milanin deri në 30 qershor 2018

loading...

el

loading...
Stephan El Shaarawy është e ardhmja e Milanit. Klubi kuqezi e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së sulmuesit, me një tjetër vit, deri në 30 qershor 2018.

Së bashku për 5 vite të tjera, teksa “Faraoni” ka komentuar në Twitter: “Jam i lumtur për rinovimin, krenar dhe i përulur për faktin që kam mundësi të vesh këtë fanellë”.

Ndërkohë, El Shaarawy nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, për shkak të etheve: gjithsesi nuk është në dyshim për sfidën kundër Lacios.


Muntari: Duam Champions-in

Në fjalët e Sulley Muntari ka një vendosmëri të jashtëzakonshme: “Duhet të kishim fituar në derbi dhe të merrnim 3 pikë nga ajo sfidë. Jemi të mërzitur për këtë gjë”.

Megjithatë, ganezi, i intervistuar nga Carlo Pellegatti, flet për sfidën e rëndësishme ndaj Barcelonës: “Mendoj ende për sfidën ndaj tyre në ‘San Siro’. Gjithsesi, duhet të përqendrohemi fillimisht në kampionat, e më pas të shkojmë në Spanjë për t’u kualifikuar”.

“Nuk besoj se epoka e Barcelonës ka përfunduar, kanë ende shumë kampionë. Të fitojmë Champions League? Gjithçka është e mundshme, por ne do të përpiqemi padiskutim”

loading...