Ekzekutohet reperi i njohur, disa muaj më parë i shpëtoi një atentati

loading...

loading...

Reperi i njohur nga Atlanta, Yung Mazi, është qëlluar me armë dhe është lënë i vdekur në vend ndërsa ishte në shtëpinë e tij në komunitetin Kirkwood.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit, ndërsa vdekja e tij është lajmëruar zyrtarisht vetëm sot.

Reperi nuk u ka mbijetuar dot plagëve të shumta dhe ka ndërruar jetë, por ky nuk është atentati i parë që atij i është bërë.

Sipas një raporti të XXL, Mazin kanë tentuar ta vrasin edhe në 27 Dhjetor të vitit të shkuar, por i ka shpëtuar plumbave, duke e bërë këtë sulm vdekjeprurës, të dytin brenda tetë muajve.

Ndaj reperit është qëlluar disa herë, ndërsa ky i fundit ka qenë fatal.

loading...