Ekzekutohet një femër në Shkodër, plagosen dy të tjerë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë  tronditi mbrëmjen e së shtunës qytetin verior të Shkodrës.

Një femër u qëllua për vdekje, ndërsa dy persona të tjerë  të seksit mashkull, u plagosën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në  fshatin Kryebushat në Shkodër, rreth orës 21:50, ku personat dyshohet të jenë konfliktuar mes tyre në lokalin “Argent”, ku luhej muzikë live.

Zanafilla e vrasjes nisi pikërisht në këtë lokal që ndodhet në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pas një debati mes dy shtetasve, Selim Aleti,  56 vjeç nga Berdica, dhe Paulin Ndoja, 30 vjeç, nga Naraçi.

Por sherri fizik në lokal, nuk përfundoi me kaq. Konflikti mes dy shtetasve  degradoi më pas në përdorimin e armëve.

Ata nisën të gjuanin me armë ndaj njëri-tjetrit, jashtë ambienteve të lokalit.

Njëri prej tyre hapi zjarr ndaj një makine, duke qëlluar mbi personat që ndodheshin brenda në mjet.

Një femër që ndodhej brenda në makinë, dhe që dyshohet të jetë shoqëruesja e njërit prej shtetasve, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit aksidentalisht.  Trupi i saj u gjet nga forcat e policisë, brenda një makine tip “BMW X5″ me targa SH 6969 E, dhe në ngjyrë gri.

Dy shtetasit e tjerë u plagosën rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia mbërriti menjëherë në fshat, ku nisi hetimet për të zbardhur më tej ngjarjen.

Disa persona u shoqëruan si dëshmitarë, në ambientet e komisariatit të qytetit për t’u pyetur rreth  çështjes

Të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë, deri në zbardhjen e plotë të saj. /shekulli/

Passport.jpg1